Zoti kryeministër, çtë duhen 10 mijë raketa krahu?
Share
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar akuzat për trafik armësh ndaj kryeministrit Berisha, duke e pyetur atë se çfarë i duhen 10 mijë raketa krahu.
Berisha ska folur sot. Ku është? Pse?.
Një pyetje kam unë:
Kryeministër, ç’të duhen 10.000 raketa krahu?, pyet deputeti socialist, që është shprehur se shumë shpejt, aid he deputetë të tjerë, do të publikojnë faktet që implikojnë qeverinë shqiptare në trafikun e armëve.
Gazeta Tema publikoi dje faktin se, në vitin 2010Malii Zi eksportoi për në Shqipëri 10.000 copë raketa kundërtanke ZOLJA, prodhim serb. Këto raketa janë të ngjashme me raketat antitanke jugosllave OSA, por kanë rreze më të shkurtër dhe aftësi më të ulët blindshpuese. Dyshohet se ato më pas kanë përfunduar në Siri.