Zotohen për bashkëpunim ekonomik
Presidentët e Pakistanit, Iranit, Indonezisë dhe Nigerisë, por edhe kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe liderët e Egjiptit, Malajzisë dhe Bangladeshit po marrin pjesë në samitin e Tetëshes së Zhvilluar (D-8), që filloi në Islamabad.
Në deklaratën e përbashkët të samitit thuhet se shtetet anëtare të grupit D-8 zotohen se do të ndjekin rrugën e zhvillimit përmes dialogut që kundërshton ndikimin e globalizmit. Ndërkohë, nga homologu i tij nigerian, Goodluck Jonathan, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka marrë të enjten kryesimin e grupit D-8 për dy vitet e ardhshme.
Ndryshe, D-8 është themeluar në vitin 1997, me qëllim të krijimit të lidhjeve sa më të ngushta ekonomike ndërmjet vendeve myslimane në zhvillim. Shtetet anëtare të grupit D-8 kanë një popullsi prej afro një miliard banorësh.