E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zotrote, që flet si majë kalit, besoj e hëngre mëngjesin sot!"

Jetës së shqiptarit, ia mësuam vlerën me kohë, na e ngulitën mirë në tru, me hir e me pahir... Kur dëgjoj histori të varfërisë ekstreme, të padijes ekstreme, të korrupsionit ekstrem, si në Gërdec, dhe shoh politikanët që ushtrojnë një dhunë të paprecedentë verbale mbi publikun 24 orë në media, më vjen ta kap për gryke ndonjë prej tyre dhe t'i them:

"Zotrote, që flet si majë kalit, besoj e hëngre mëngjesin sot, darkën mbrëmë, fjete në krevatin tënd, me çatinë tënde mbi kokë, more makinën tënde luksoze e i çove menderet në punë sot në mëngjes, po dhe ndonjë dush të nxehtë e bëre para se të niseshe, e doemos, barku i ngopur e mendja e çlodhur e kanë kollaj të mendojnë edhe për çështjet "parimore", shumë herë më parë se ç'do të mendonte barku i thatë e mendja e sfilitur..."!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›