E Diel, 1 Nëntor 2026

"Jemi shumë të zënë me spektaklin "Shqipëria në NATO", këtu lart...!"

 

Gërdecarët e shkretë po paralajmërojnë protesta. I vranë, dhe pasi i vranë, edhe i gënjejnë! Qeveria nuk merret më me ta... Ehuuu!... Janë të zënë, të zënë me punë qeveritarët. Me siguri, thonë pas dritareve të zyrave:"Ç'është ky Gërdec? Ah, pooo! Po, po! Qeveria i ka marrë të gjitha masat...!

Ka shkarkuar ca ushtarakë, ka dhënë ca lekë (s'ka rëndësi se kush i ka marrë, qeveria i ka dhënë), ka analizuar mbarëvajtjen e procesit të MSA-së (pse s'hynte Gërdeci aty?), dhe tani po ndjek me vëmendje ligjëratat e Fatmir Mediut.

Grevë?! Do bëjë Gërdeci grevë??? Po si s'e lënë qeverinë rehat këta njerëz, xhanëm...?! Nc nc nc…!

Isha i bindur që do t'i gënjente edhe gërdecarët, ky karagjozi që kemi për Kryeministër. Unë për vete nuk u kam fijen e besës, njerëzve që flasin me zjarr e pështymë për një gjë. Janë më të prirurit për të harruar ato që thonë.Presin ndihma nga qeveria gërdecarët e shkretë. Cila Qeveri? Kjo Qeveri do t'u vinte në ndihme?! E keni fjalën për Qeverinë që i dogji si minj?

Ej, popull! Jemi shumë të zënë me spektaklin "Shqipëria në NATO", këtu lart... Ndaj, shkoni tingëlloni si të çmendur diku tjetër ju lutem!!!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›