E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zu Gutenberg heq dore nga doktoratura

Ministri gjerman i mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, deklaroi te premten se hiqte dore përkohësisht nga doktoratura, pas akuzave për plagjiature te një pjese te mire te temës se tij te masterit. Gutenberg u shpreh ne mënyrë te vendosur për gazetaret se dorëzimi i doktoratures ishte një veprim i përkohshëm, për ti dhënë mundësi universitetit ku ai ka mbrojtur temën qe te përfundoje hetimet. Pak momente përpara konference për shtyp ne Berlin, prokuroret e Bejroith, aty ku Gutenberg ka dorëzuar tezen ne vitin 2006, konfirmuan ngritjen e dy akuzave ndaj tij, për shkelje te se drejtës se autorit dhe mashtrim ne deklaratën shoqëruese për vërtetësinë e temës se masterit. Mbrëmjen e se enjtes, politikani me influence te madhe ne Berlin, ishte thirrur për një séance pyetje përgjigje nga kancelarja Angela Merkel. Ne mënyrë te përsëritur Gutenberg i ka cilësuar akuzat absurde, duke theksuar se kishte shkruar 475 faqe teme masteri mbi bazën e njohurive te tij. Ne gjermani janë shtuar thirrjet e opozitës për dorëheqjen e tij nga kabineti për këtë skandal.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›