Napolitano komenton çështjen ?Rubi?
Ne vigjilje te vizitës se tij zyrtare ne Gjermani, presidenti italian Giorgio Napolitano, nuk ka lënë pa komentuar shume te përfolurën ?Çështja Rubi? si dhe situatën ne te cilën gjendet kryeministri Berlusconi. Ne një interviste dhënë për një te përditshme gjermane, Napolitano thekson se beson ne shtetin e se drejtës ne Itali. Sipas tij, çështja Rubi do te zgjidhet konform ligjeve ne fuqi, do te behet një investigim i drejte dhe gjithçka do te zgjidhet shume shpejt. Sa i përket kryeministrit, Napolitano beson se ai disponon mjetet e duhura juridike për tu mbrojtur nga akuzat. Napolitano ka shprehur për te përditshmen gjermane besimin ne ligjin dhe institucionet kushtetuese ne vend. Sa i përket situatës aktuale politike, Napolitano shton se qeveria do te jete e forte për sa kohe disponon mazhorancen ne parlament. Sipas presidentit italian, tensioni politik është normal ne një vend demokratik, por ne Itali akuzat e ndërsjella janë te shumta dhe degjenerojnë ne një lufte civile politike.
Shpërndaje