Zubizarreta: Kënaquni me futboll të bukur

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta e ka komentuar sfidën mes Bayern Munchen dhe Barcelonës si një ndeshje spektakolare. Zubi ka thënë se me të tilla ndeshje, fiton futbolli dhe adhuruesit e futbollit.
"Do të jetë një ndeshje spektakolare. Një ndeshje e tillë kishte shanse të luhej edhe vjet por shorti nuk e tha këtë. Me këtë ndeshje fiton futbollit, dhe adhuruesit e futbollit. Besoj që do të jetë njëra nga ndeshjet më të bukura në Ligën e Kampionëve" deklaroj Zubizarreta./Indeksonline/