Partizani, mjafton Lala për të kaluar Gramshin
Skuadra e kuqe ka arritur të fitojë me rezultatin 1 me 0 në Elbasan ndaj gramshiotëve, duke hedhur një hap tjetër drejt Superligës
Partizani nuk njeh kundërshatarë në kategorinë e parë, ku dje arriti të marrë dhe një trepikësh tjetër, kësaj radhë përballë Gramshit në fushën asnjëanëse të Ruzhdi Bizhutës në Elbasan. Ka mjaftuar një goditje perfekte nga 16 metra e Lalës në minutën e 66-të, që Partizani të afrohet gjithnjë e më shumë me Superligën, kompeticion që i mungon prej katër vitesh.
Në ndeshjen e djeshme, Partizani nuk tregoi supermaci ndaj kundërsharit të tij, Gramshit, i cili me pak kujdes mund të merrte dhe barazimin në fundin e ndeshjes.Ndeshja nisi e ngadaltë nga të dyja skuadrat, ku të kuqtë u munduan më shumë në studimin e kundërshtarit sesa të merrnin inkursione ne sulm.
Rasti i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 22-të me Tushen e Partizanit, i cili godet, por pa shenjestrën e duhur. Dy minuta më vonë do të jetë sërish Tushe, që larg zone godet jashë portës së mbrojtur nga Koçi.
Në të 31-ën minutë, Trashi driblon mjaft bukur nga krahu i majtë i sulmit gramshiot, por krosi i tij nuk gjen sulmuesit e skuadrës së tij. Në minutën 43-të, Malo për Partizanin ekzekuton një goditje të fortë denimi, por topi devijohet nga një mbrojtës në godite këndi. Minutat e fundit të pjesës së parë flasin për Partizanin, i cili ndërmori disa inkursione në drejtim të portës gramshiote.
Në minutën e 44-ët, Oladele gjuan fort jashtë zonës, por topi i tij përfundon vetëm pak centimetra larg portës gramshiote. Ky ishte dhe rasti më i pastër për të dyja skuadrët në pjesën e parë. Në bardhësi mbyllet dhe perioda e parë, ku skuadrat nuk rrezikuan shumë në portat respektive. Në këtë pjesë, Partizani ishte më ngacmues se Gramshi.
Pjesa e dytë do të paraqesë një tablo tjetër për skuadrat, ku Gramshi merr iniciativën që në minutat e para të kësaj pjese me anë të një goditje, por portieri Adroviç tregohet i vëmendshëm. Pas dy minutash, Gramshi rrezikon sërish portën e Partizanit me Trashin. Janë minuta që flasin për gramshiotët, por goditjet e tyre drejt portës së Partizanit nuk kanë forcën e duhur.
Në minutat 62-të dhe 63-të, Partizani ka dy raste të pastra për shënim, por sulmuesit e saj nuk kanë qetësinë e duhur përpara portës së Partizanit. Gjatë këtyre minutave të pjesës së dytë, Partizani nuk rrezikon në asnjë rast portën kundërshatare. Por në minutën e 66-të, në të parin aksion të rrezikshëm në drejtim të portës gramshiote, Partizani kalon në avantazh.
Nigeriani Udo përparon nga krahu i majtë, kroson jashtë zonës gramshiote, ku gjendej Endri Lala, i cili godet shumë bukur nga 16 metra, duke befasuar portierin Koçi dhe kaluar Partizanin në avantazh. Me goditjen e parë në drejtim të portës kundërshatare në këtë pjesë, të kuqtë kalojnë skuadrën e tyre në avantazh. Gëzimi është i jashtëzakonshëm në radhët e skuadrës, pasi ky gol erdhi në kohën e duhur për të kuqtë. Avantazhi i Partizanit stepi Gramshin dhe çliroi futbollistët kryeqytetas.
Lojtarët gramshiotë dalin shpejt nga kllapia dhe nisin të shikojnë në drejtim të portës kundërshtare. Në minutën e 71-të, Basriu i gjendur brenda zonës së Partizanit godet fort, por topi nuk gjen kuadratin e mbrojtur nga Koçi. Në minutën e 80-të, për skuadrën e kuqe futet në lojë Sulçe, i cili zëvendëson Tushen. Lojtari i demave të kuq kthehet pas rikuperimit nga dëmtimi.
Në minutat në vijim, Partizani mundohet të kontrollojë lojën, ndërsa Gramshi hidhet i tëri në sulm në kërkim të golit të barazimit. Në një kundërsulm të të kuqve, Premçi jep një top të bukur brenda zonës gramshiote, por sulmuesit e saj nuk gjenden në vendin e duhur. Në munutat shtesë të ndeshjes, Gramshi ka rastin më të mirë për të barazuar rezultatin.
Çutra godet fort nga jashtë zonës së rreptësisë, por Adroviç kryen një pritje të mrekullueshmë, duke mbrojtur avantazhin e Partizanit, i cili me këtë fitore ngjitet praktikisht në Superligë. Pas këtij triumfi, Partizani ndodhet tashmë tetë pikë përpara Pogradecit, i cili ka një ndeshje më pak, pas anullimit të takimit ndaj Adës. Diferenca e pikëve me vendin e tretë i ka dhënë më shumë siguri ekipit për javët e mbetura.
