Zv.Kryeministri Oketa pret Ministrin e Shkencës së Polonisë, z. Michal Sewerynski
Zëvendëskryeministri Oketa priti sot në një takim pune Ministrin e Shkencës të Republikës së Polonisë, zotin Michal Sewerynski.
Zv.Kryeministri Oketa e falenderoi Ministrin Sewerynski për nënshkrimin e Programit të ri në kuadër të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë për bashkëpunimin kulturor dhe shkencor. Zv.Kryeministri Oketa e njohu bashkëbiseduesin me reformat e ndërmarra në këtë sektor, vecanërisht në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Ministri Sewerynski i prezantoi Zv.Kryeministrit Oketa përvojën e Polonisë në ristrukturimin e sistemit të kërkimit shkencor në Poloni, strukturat e reja institutcionale për mbështetjen e kërkimit shkencor dhe theksoi, në mënyrë të veçantë, rëndësinë që i jep qeveria e Polonisë fuqizimit të kërkimit shkencor në universitete, për të rritur jo vetëm nivelin akademik por edhe aftësinë e tyre konkurruese në programet e kërkimit shkencor të BE.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit midis institucioneve akademike dhe kërkimore të të dy vendeve në kuadër të marrëveshjes midis vendeve si dhe të programeve të BE. Ministri Sewerynski u shpreh i gatshëm të nxisë universitetet e Polonisë për të intensifikuar bashkëpunimin me universitetet e Shqipwrise, si dhe për të pranuar një numër më të madh studentësh nga Shqipëria, veçanërisht në drejtimet e studimeve që zhvillohen në gjuhën angleze.