E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në prezantimin e Raportit të Insitutit për Liri dhe Demokraci

-Paraqiten arritjet e deritanishme dhe sfidat për të ardhmen.

Kryeministri i Shqipërise, Prof. Dr. Sali Berisha mori pjesë sot në prezantimin e raportit për Ekstralegalitetin në Shqipëri, hartuar nga Insitutit për Liri dhe Demokraci pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
Raporti u prezantua nga Hernando De Soto, Drejtues i këtij Insituti.
Në raportin e Insitutit për Liri dhe Demokraci thuhet se Shqipëria ka shënuar arritje të dukshme gjatë tranzicionit drejt ekonomisë së tregut dhe sot bën pjesë në grupin e vendeve me të ardhura mesatare.
"Rritja mesatare e GDP-së në 15 vitet e fundit është 5%. Inflacioni ka rënë në 101.4 % (1991) në 2.4 % në vitin 2006. Ndërsa deficiti fiskal ka zbritur nga 44 % ( 1991) në 3.6 % (2006).
Në raport thuhet se vlera totale e aseteve ekstraligjore në Shqipëri arrin në shifra marramendëse.
Kjo vlerë është disa herë më e lartë se totali i rezervave kombëtare, disa herë me e larte sesa asistenca dhe ndihma e huaj zyrtare dhënë Shqipërisë gjatë tranzicionit post –komunist. Në dokument theksohet se Shqipëria duhet të aktivizojë reforma që ngjalllin këtë "kapital të vdekur."
Në raportin e ILD vlerësohen nismat e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin,informalitetin, përmirësimin e klimës së biznesit.
Drejtori i Insitutit për Liri dhe Demokraci pranë OKB-së, Hernando De Soto tha se Shqipëria trashëgoi një sistem ligjor që le shteg për kaos, abuzim dhe korrupsion dhe se sfida e qeverisë shqiptare është zhdukja e burokracive që i kanë bërë ryshfetet të volitshme nga ana sociale.
De Soto tha gjithashtu se Shqipëria ka asetet dhe energjinë sipërmarrëse për t'u bërë një ekonomi tregu më të vërtet moderne dhe gjithpërfshirëse, sic cdo ekonomi tjetër e Europës Perëndimore.
Raporti final për Ekstralegalitetin në Shqipëri do të publikohet në muajin tetor dhe ky dokument do të shërbejë për të orientuar reformat kundër ekstralegalitetit në Shqipëri.
Me iniciativën e Kryeministrit Berisha,6 muaj më parë pranë
Këshillit të Ministrave është ngritur një departament i posaçëm
"think-tank", i cili ne bashkëpunim me UNDP dhe ILD, Insituti për Liri dhe Demokraci po punojnë për programin Shqipëria, Tranzicioni Drejt Shtetit të së Drejtës dhe një Ekonomie Gjithëpërfshirëse.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›