Zv/Presidenti i KE-së-Berishës: Debati të bëhet në parlament

Tiranë, 4 dhjetor NOA Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me zëvendëspresidentin e KE-së Antonio Tajani.
Gjatë këtij takimi njohu Tajanin me zhvillimet politike të fundit në Shqipëri si dhe përpjekjet e qeverisë për të plotësuar kriteret me qëllim integrimin ne BE.
Nga ana e tij zëvendëspresidenti i KE-së vlerësoi ligjin-antimafia dhe plan-veprimin e qeverisë në këtë drejtim.
Ligji i antimafias është mjaftë i rëndësishëm u shpreh Tajani.
Tajani diskutoi edhe për bojkotin e opozitës.
Debati politik duhet të zhvillohet në parlament deklaroi Tajani.
Ai i premtoi kryeministrit Berishia përkrahje të plotë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe në implementimin e reformave në vend.
k.k/NOA