E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.guvernatori i bankes suedeze takon Fullanin

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani priti sot ne nje takim pune Zevendesguvernatorin e Bankes se Suedise Lars Nyberg. Gjate takimit diskutimet u fokusuan ne zhvillimet ekonomike ku Guvernatori Fullani e njohu z.Nyberg me ecurine e ekonomise shqiptare dhe vecanerisht me ate te sistemit bankar.
Guvernatori Fullani paraqiti masat e ndermarra nga Banka e Shqiperise per nje mbikeqyrje te kujdesshme te sistemit bankar si dhe beri nje pershkrim te kuadrit te politikes monetare ne Shqiperi. Gjithashtu Guvernatori Fullani theksoi politikat e ndjekura nga Banka e Shqiperise per ruajtjen e stabilitetit te cmimeve.

Nga ana e tij z. Nyberg falenderoi Guvernatorin Fullani per ftesen e bere. Kjo eshte vizita e dyte zyrtare e z. Nyberg ne Shqiperi. Nisma e ndermarre pak vite me pare nga Banka e Shqiperise per thellimin e dialogut ndermjet bankave qendrore te rajonit dhe Bankes Qendrore Evropiane ka pasur edhe perkrahjen e Bankes se Suedise. Nje nisme e tille ka ndihmuar keto banka ne rrugen e tyre drejt anetaresimit ne Sistemin Evropian te Bankave Qendrore SEBQ. Gjithashtu Banka e Suedise ka ndihmuar ne dhenien e asistences teknike me qellim pergatitjen e Bankes se Shqiperise ne procesin e perafrimit me SEBQ-ne.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›