E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e S.Berishes ne Ambasaden Amerikane per vrasjen e A.Hajdarit

shte kerkuar me insistim te rrefehet si nga prokuroret ashtu dhe nga te akuzuarit por kurre nuk ka denjuar te perballet me drejtesine. Sali Berisha asnjehere nuk ka deshmuar cfare ai di mbi ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari packa se pak kohe pas ngjarjes ai publikisht ka treguar se cilet ishin autoret e vrasjes. Megjithe flete thirrjet nga trupi gjykues Berisha kurre nuk ka shkelur ne dyert e gjykates ku e vetmja deshmi e tij mbi kete ngjarje eshte ajo e dhene ne Ambasaden Amerikane ne korrik te vitit 1999 me ndermjetesimin e ish-ambasadorit amerikan Frouik. Ne fakt me shume se sa nje deshmi eshte nje rrefim se si e ka pare ose me mire si e ka treguar kreu i PD Berisha vrasjen e Azem Hajdarit.

Deponimi i Sali Berishes eshte bere perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik. Ne fakt ky ka qene dhe misioni kyesor i ish- ambasadorit amerikan ne Tirane duke qene se aso kohe Partia Demokratike kishte kushtezuar futjen e saj ne Parlament me zbulimin e vrasjes se deputetit Azem Hajdari. Dhe ish- ambasadori e ka filluar prej ketej punen e tij. Pas shume perpjekjesh ai ka arritur te binde Berishen te deponoje. Ne kembim ai ka ofruar se qeveria amerikane do te ushtroje presion prane autoriteteve shqiptare per zbardhjen e enigmes. E keshtu palet kane rene dakord. Me 19 korrik te vitit 1999 ish- ambasadori amerikan dhe kreu i PD kane nenshkruar dokumentin qe ne po e ribotojme. shte i njejti tekst per te cilin konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively shkruan Une vertetoj se dokumenti i bashkangjitur eshte kopje e vertete dhe besnike e origjinalit dhe se eshte shqyrtuar me kujdes nga ana ime i krahasuar me origjinalin dhe eshte konstatuar se perputhet fjale per fjale dhe shifer per shifer. I njejti dokument i eshte dhene edhe autoriteteve me te larta te vendit Ministrise se Drejtesise dhe grupit special te prokuroreve qe hetojne vrasjen e Hajdarit.

Deponimi i Berishes

Por lidhur me kete keta te fundit kane deklaruar Kete deklarate ne e disponojme por nuk kemi asnje koment mbi permbajtjen dhe punen qe kemi bere mbi te. Grupi i hetimit e ka thirur disa here autorin e kesaj deklarate Sali Berisha me qellim qe keto pohime ti beje perpara prokuroreve te ketij grupi ne perputhje me dispozitat e Kodit te Procedures Penale. Sic dihet deri tani Sali Berisha nuk i eshte pergjigjur fteses sone. Ne kete menyre deklarimet e tij te bera para Ambasades Amerikane nuk kane asnje vlere per tu paraqitur si prove ne Gjykate. Por gjithsesi ato kane vlere per publikun e gjere pasi konsiderohen si i vetmi variant zyrtar i PD i bere publik deri me tani. Dhe qe per here te pare Klan po e boton te plote. Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ndodhej ne seline e partise ne Tirane ne oren 9.15 mbremje kur degjoi te shtena ne rruge diku ne ane te selise. Berisha mori ne telefon dhe u tha truprojave te tij qe te shkonin dhe te hetonin menjehere se cfare kishte ndodhur. Ishin qelluar tre veta Anetari i PD-se ne Parlament Azem Hajdari dhe nje nga truprojat e Hajdarit Besim erja vdiqen para se te mberrinin ne spital. Truproja e dyte e Hajdarit Zenel Neza ishte plagosur rende por i kishte mbijetuar atentatit.Pak me pare po ate mbremje Sali Lushaj nje anetar tjeter i PD-se i pranishem ne seline e partise e ndeshi Hajdarin te shkallet e selise ndersa Hajdari po dilte ne rruge. Hajdari i tha Lushajt se po dilte nga ndertesa me qellim qe te shihte nje makine te dyshimte qe kishte parkuar perballe selise se partise. Lushaj e ndoqi pas Hajdarin drejt makines dhe pa se nje individ te cilin e identifikoi si Jaho Salihi shef i deges kriminale ne policine e Tropojes doli nga makina dhe hapi zjarr me kallashnikov kunder Hajdarit. Lushaj gjithashtu identifikoi Feriz Kernajen Petrit Kernajen dhe Fatmir Haklajn qe ndodheshin ne makina te pranishem ne vendin e krimit.

Sipas deshmitareve te PD-se me incidentin kishin lidhje edhe tri makina qe ishin parkuar prane selise se partise kur ndodhi sulmi. Makina nga e cila u qellua u identifikua si nje Mercedes Benz me ngjyre gri te erret me drita policie ne pjesen e siperme te saj dhe me targe VL 0676. U tha se makina i perkiste Fatmir Metes drejtor i policise se Tropojes dhe kishte brenda nje radio te sherbimit te zbulimit shqiptar.
Te pranishem ne kete incident ishin rreth nente persona. Midis tyre ishin edhe Ismet Haxhia dhe Adrian Krriqi. Fatmir Meta erdhi te selia e partise dy dite mbas incidentit dhe i tha anetarit te PD-se Lushaj se ndersa ishte e vertete se makina ne vendin e krimit ishte e tij por Salihi dhe jo Meta e kishte cuar ate atje. Meta pretendoi se nuk ishte i perfshire ne krim.
Ne nje leter drejtuar PD-se nje grua qe pretendonte se e njihte Fatmir Meten insistonte se Meta kishte qene i tensionuar dhe nervoz pikerisht gjate diteve para vrasjes. Ajo pretendonte se nje vajze shqiptare me banim ne Itali kishte ardhur nga Italia ne Shqiperi dhe kishte qene ne kontakt me Meten gjate kohes kur u krye vrasja. U tha se kjo vajze u largua menjehere nga Shqiperia pas vrasjes.

Tri makinat qe ishin te pranishme gjate kohes se incidentit u zhduken. Nje nga makinat ka mundesi te jete braktisur prane stadiumit te basketbollit te Tiranes. Tri makinat e tjera sikurse u njoftua u pane se moren rrugen drejt Veriut menjehere mbas incidentit.
Afro 30 minuta mbas vrasjes Berisha njoftoi shtypin se Hajdari ishte vrare nga nje oficer i policise Salihi. Rreth 30 minuta mbas deklarates se Berishes ministri i Rendit Publik Teta i tha shtypit se autoritetet shqiptare kishin dy dite qe e kerkonin Salihin. Teta tha se Salihi nuk e mbante me postin e oficerit te policise dhe se ai kerkohej nga autoritetet per nje vrasje qe kishte kryer. Teta urdheroi arrestimin e Salihit ate nate qe u vra Hajdari.
Po ate dite qe ndodhi incidenti kryeministri Nano u kthye nga Lisbona. U tha se Salihi Haklaj Kernaja dhe te tjere e takuan Nanon mbas kthimit te tij ne aeroport dhe e shoqeruan ne Tirane.
Afro dy jave mbas incidentit 600 milione leke u transferuan nga Tirana ne nje llogari bankare ne Tropoje. Parate u vodhen ne banke nga disa njerez pergjegjes per vrasjen e Hajdarit. Vjedhja u njoftua ne shtyp.

13 shtator 1998
Afersisht rreth ores 7.30 paradite ministri Teta mori nje telefonate nga Salihi. Salihi i tha Tetes se ai kishte qene ne zyre ne Tropoje dhe se po ushtronte detyrat e tij zyrtare policore. Nje perfaqesues i OSBE-se i ka thene nje gazetari britanik te identifikuar si Chris ennea se Haklaj e kishte kaluar kete telefonate ne nje telefon qe i perkiste OSCE-se dhe se kishte autorizuar per nevojat e policise mbajtjen e kontakteve me OSBE-se ne rajon. Salihi i tha shtypit se ai kurre nuk ishte larguar nga Tropoja nje dite me pare dhe se kishte qene i semure ne shtepi gjate gjithe nates.

Drejtori i Policise se Tropojes Hykaj i tha enneas se me kerkese te ministrit te Rendit Publik Teta Hykaj kishte derguar policine per te verifikuar nese Salihi kishte qene ne shtepi naten e 12 shtatorit. Policia e Tropojes shkoi ne shtepine e Salihit dhe zbuloi se ai nuk kishte qene atje.
Mbremjen e 13 shtatorit te vitit 1998 shefi i SHIK-ut Klosi shkoi me sa duket me nje sherbim urgjent pune ne Himare Shqiperia Jugore.
Disa dite mbas incidentitFisnik Sina nje gazetar shqiptar shkoi te Berisha dhe i tha atij se ai i kishte folur Hajdarit rreth makinave te dyshimta perballe selise se PD-se. Sina dhe Berisha rane dakord se ishte e habitshme qe Hajdari kishte shkuar vete per te hetuar rreth makinave dhe nuk kishte derguar vetem truprojat.

Zenel Neza truproja e Hajdarit qe mbijetoi atentatin pretendoi se ai nuk i njihte vrasesit por ndoshta mund ti identifikonte ata po ti shihte. Neza i kerkoi Berishes qe ta ndihmonte te siguronte azil politik jashte Shqiperise. Berisha e refuzoi duke i thene se ndoshta prokurori i shtetit do te kishte nevoje te merrte informacion nga Neza lidhur me rastin e Hajdarit. Neza vuri ne dukje me vonese se nje ish-truproje e shefit te SHIK-ut Klosi i kishte propozuar atij qe ta ndihmonte te fitonte azil politik Berisha nuk e inkurajoi Nezen qe ta bente nje gje te tille. Neza i cili ka frike per jeten e vet per shkak te asaj qe di lidhur me rastin fshihet ne Shqiperi.
Disa kohe mbas vrasjes Ferriz Kernaja u shtrua ne spital me depresion te thelle.



Politikanet qe kishin dijeni mbi vrazjen e Azem Hajdarit


Pyetjet per Brishen e Pollon te bera ne vitin 2002 nga prokuroret e dosjes Hajdari

Prokuroret dhe hetuesit qe kane hetuar per me shume se 30 muaj vrasjen e deputetit Azem Hajdari aso kohe kish hartuar listen e pyetjeve per kryeministrin Berisha dhe per ish-nenkryetarin e saj. Megjithese prokuroret kishin hartuar nje sere listash per gati dy vjet qe kane zgjatur hetimet asnje prej drejtuesve te larte te Partise Demokratike nuk kane deshmuar perballe organit te akuzes mbi ngjarjen qe aso kohe tronditi ne themel shtetin shqiptar. Ndersa zyrtarisht drejtuesit e Partise se kryesuar prej Berishes dhe Pollos aso kohe pak caste pas ngjarjes kane dale me nje deklarate ku thuhej se autor i vrasjes ishte Jaho Mulosmani.Ndersa nje dite me pas me 13 shtator te vitit 1998 sipas te dhenave te asaj kohe Berisha ka vizituar Nezen ne Spitalin Ushtarak dhe sapo eshte kthyer prej tij eshte shprehur se vrasesi ishte Fatos Nano. Per kete deklarim te bere hetuesit prisnin shpjegime prej kreut te PD-se qe nuk u bene kurre.

Prokuroret prisnin qe Genc Pollo ish-nenkryetari i kesaj partie ne vitin 1998 te sqaronte para trupit gjykues pse deklarata e nates se 12 shtatorit akuzoi si vrases tropojanin Mulosmani. Pollo ka qene dhe personi qe pak caste para se te ndodhte vrasja ka takuar Sali Lushen. Ky i fundit sapo kishte folur me Azemin qe po fiksonte ne pistolete silenciatorin e tij duke i thene Lushes se selia mund te hidhej ne ere nga persona te paidentifikuar. E me pas Azemi ka dale jashte ndersa Lusha ka hyre ne zyren e Pollos. Pak caste me pas jane degjuar krisma. Gjithe ky moment pritet te degjohet nga goja e Pollos ne seancat gjyqesore. Pervec Berishes dhe Pollos politikane te thirrur per te deshmuar mbi ngjarjen kane qene dhe ish- ministri i Drejtesise Arben Imami dhe Vili Minarolli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›