Zvicër, përplasen dy trena, mbi 30 të plagosur

Dy trena pasagjerësh janë përplasur kokë më kokë sot në Zvicër duke lënë të paktën 30 persona të plagosur, raporton “Triobune de Geneve”.
Është ende e pa qartë nesh ka të vdekur ndërsa një prej makinistëve ende nuk është gjetur. Aksidenti ndodhi afër stacionit në Granges-près-Marnand në perëndim të Zvicrës.
Një nga trenat po largohej nga stacioni ndërsa tjetri po vinte nga Lausanne. Një prej pasagjerëve është shprehur se binarët e trafikut nuk po punonin.
Ndërsa një dëshmitarë tjetër i ka thënë “24 Heures”, se ka të plagosur dhe mbase edhe të vdekur. Sipas “Sky News” numri i të plagosurve është 44./indeksonline/