Zviceranet i thone po ligjit per debimin automatikisht te rezidenteve te huaj qe kryejne krime

Te dielen 28.11. Zvicra ofronte nje pamje te pazakonte radhesh votuesish qe prisnin te hidhnin voten e tyre. Zakonisht zvicerianet aplikojne votimin me poste. Popozimi per debimin ashtu si votimi vitin e kaluar per ndalimin e minareve i nxorri votuesit jashte shtepive. Imigracioni dhe numri i larte i te huajve ne popullsi qe tani ka arritur ne 23 ka ndare opinionin ne Zvicer.
Si mendojne qytetaret
Ne fillim ishin myslimanet tani jane kriminelet. Por ne nuk jemi te gjithe kriminele. Keshtu mendoj une dhe prandaj votova kunder kesaj iniciative.
shte dicka e ditur qe ata hyjne force neper shtepi dhe vrasin njerez. Keta lloj njerezish nuk i duam ketu.
Bildunterschrift
Pas numerimit te te gjitha votave rezultoi se gati 53 e votuesve e mbeshtesin debimin automatik cka e gezon thelle Partine Popullore Zvicerane. Ajo e dinte se kishte nje as ne dore statistikat tregojne se te huajt ne Zvicer kryejne me shume krime nga mesatarja. Me shume se 60 e te burgosurve aktualisht ne Zvicer nuk jane zviceriane. Per Patrick Freudiger nga Partia Popullore kjo tregon se disa njerez ne popullsine zviceriane madje edhe te lindur ne Zvicer thjesht nuk jane ne gjendje te jetojne ne shoqerine zviceriane Nje numer krimesh te kryera nga te huajt kane autore te lindur ne Zvicer. Ne shohim nje tendence tek te huajt e rinj te lindur ne Zvicer per mosrespektim te vlerave tona. Ata nuk kane mesuar se nuk mund te perftiosh liri pa kontribuar per Zvicren.
Kritiket e ligjit Zvicra ka deshtuar me integrimin e te huajve ne shoqerine zvicerane
Kundershtaret e debimit automatikisht thone se Zvicra ka deshtuar ne permbushjen e detyrimit te saj ndaj imigranteve duke i importuar ata ne tregun e punes por pa iu ofruar integrim te vertete. Te rinjte nga familje imigrantesh kane me shume gjasa te mbeten te papune me pak gjasa te kryejne studime te larta. Sociologet thone se ne kete sfond nuk eshte per tu habitur qe ata kryejne me shume krime. Moreno Casasola perfaqeson brezin e imigranteve te rinj. Ai beson se mbrojtja e ashper qe i ben vlerave zviceriane Partia Popullore po ve ne shenjester gjithe te huajt ne Zvicer Nuk mund te thuash se kushdo qe jeton ne Zvicer dhe nuk eshte 100 zvicerian eshte kriminel. Ata jane duke derguar nje mesazh te pergjithshem se te gjithe te huajt kane prirje te jene kriminele. Kjo me prek edhe mua.
Ashtu si vendimi i vitit te kaluar per ndalimin e minareve ne Zvicer debimi automatikisht mund te bjere ndesh me Konveten Evropiane per te Drejtat Humanitare. Por ne Zvicer fjalen e fundit e ka vota e popullit. Tani qe votuesit e mbeshteten ligjin te huajt rezidente ne Zvicer mund te debohen automatikisht nese kryejne vepra penale pavaresisht sa gjate kane jetuar atje.
Autor ImogenFoulkes/Eliana Xhani
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora