E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje bilanc i suksesshem i Tetorit Gjerman ne Shqiperi

Edicioni qe sapo eshte mbyllur i Tetorit Gjerman 2010 sipas njerit prej organizatoreve kryesore te tij Atasheut te Kultures ne Ambasaden Gjermane ne Tirane Harald Schindler pati ne fokus 20 vjetorin e bashkimit te Gjermanise. Sipas tij kjo ishte si nje pike fillese per tu kthyer mbrapa ne zhvillimet ne Shqiperi e Gjermani ne dy dekadat e fundit.

Shume nga rreth 40 aktivitetet gjate Tetorit Gjerman shqyrtuan faktin se si te dy vendet perballen me te shkuaren komuniste dhe eksperiencat respektive nen diktatature. Disa nga keto ceshtje dolen ne pah gjate nje paneli diskutimi mbi hyrjen e refugjateve brenda ambjenteve te Ambasades Gjermane ne Tirane 20 vite me pare. Aktiviteti u zhvillua ne nje vend historik tek Piramida ne Tirane ku u mblodhen gjermane dhe shqiptare si deshmitare te kesaj periudhe te trazuar. Dy evente te rendesishme ishin dhe ekspozita qe hidhte drite mbi negociatat dhe situaten politike rreth te ashtuquajtures marreveshja Dy plus Kater qe shenoi fundin e pasluftes ne Europe dhe qe perbente nje aspekt deciziv ne procesin e bashkimit te Gjermanise gjithashtu nje panel diskutimi ne sallen e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane qe nxori ne pah diferencat ne gjykimin e vleresimin e te kaluares komuniste dhe eksperienca e periudhes se diktatures ne Gjermani dhe ne Shqiperi.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Harald Schindler Atasheu i Kultures ne Ambasaden Gjermane ne Tirane

Tetori Gjerman 2010 shume aktiv ne fushen e kultures

Harald Schindler permend per DW-ne dhe shume aktivitete te tjera si seminare konferenca prezantime nga studentet shqiptare mbi zhvillimet ne Shqiperi gjate 20 viteve te fundit. Ai e pershkruan Tetorin Gjerman 2010 si mjaft aktiv ne fushen e kultures. Ne kuader te serive te pervitshme Klasik kuartetet Albhia dhe Dejean vec performances ne Tirane ato ishin prezente me shfaqje dhe zhvilluan workshop-e dhe ne qytete te tjera te vendit. U zhvilluan shfaqje teatrale filma aktivitete nga letersia si dhe u mbajt konferenca vjetore e mesuesve te gjuhes gjermane.

Studiuesi i arteve pamore Gezim Qendro vlereson kualitetin e veprimtarive kulturore te zhvilluara gjate dy muajve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga nje aktivitet i ambasades gjermane dhe Institutit Gete ne TiraneMendoj se ne nje jete kulturore te varfer sic ka Tirana keto veprimtari cilesore kane impaktin e tyre. E verteta eshte se kam pare nje publik shume cilesor njerez qe duan te shijojne vepra jo te zakonta. Nuk jane aktivitete qe ndodhin cdo dite dhe kerkohet nje publik i perzgjedhur. Pra mendoj se keto aktivitete nuk duhet te maten me shume me numrin e pjesmarresve se sa me cilesine e publikut. Dhe cilesia e tij mendoj se ka qene e larte.

Harald Schindler Atashe i Kultures ne Ambasaden Gjermane ne Tirane vecon dhe Oktoberfest qe mblodhi bashke shqiptaret dhe gjermanet ne nje feste birre te gezueshme dhe plot surpriza si dhe dy aktivitetet qe ishin fokusuara ne zhvillimin e bashkepunimit mes dy vendeve e prezantimin e projekteve ne afer dy dekada nga GTZ-ja KfW-ja etj.

Gazetaret te pranishem ne projektet e perbashketa gjermano-shqiptare

Si pjese e Tetorit Gjerman udhetimi me median iu dha mundesine gazetareve shqiptare qe te shikonin nga afer nje sere projektesh te zhvillimit te bashkpeunimit gjermano - shqiptar ne jug te vendit. Ne kete menyre ata morren informata plotesuese ne terren dhe paten rastin te bisedonin e te intervistonin dhe ambasadoren gjermane Carola Mller-Holtkemper. Gazetaret vizituan dy hidorcentralet e rehabilituara ne Bistrice dy nenstacionet e energjise elektrike ne Gjirokaster e Sarande si dhe u njohen me projektet ekzistuese dhe ato te se ardhmes ne fushen energjitike ne rikonstruktimin e sistemeve ujesjelles e te kanalizimeve ne keto rrethe te vendit thote Schindler per DW-ne.

Armand Afezolli eshte njohes i gjuhes gjermane. Ai ka kryer specializime te ndryshme ne Gjermani dhe se fundi eshte duke kryer nje kualifikim akademik prane Universitetit te Kaiserslauten-it. Ai ka ndjekur pjesen me te madhe te aktiviteteve te Tetorit... qe u zhvilluan ne Tirane dhe shprehet se i ka bere pershtypje angazhimi i nxenesve dhe studenteve me shume se ne edicionet e tjera. Gjithashtu dhe gjeografia e kalendarit u zgjerua me me shume qytete te vendit thote ai per DW-ne.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Studente nga departamenti i gjermanishtes ne Universitetin e Tiranes

E vetmja gje qe do te nenvizoja per te ardhmen do te ishte e nevojshme dalja nga klishete e krijuara per Tetorin Gjerman ne 2-3 vitet e fundit. Mund te themi se edhe ky Tetor.. ju permbajt ketyre parametrave. Mendoj gjithashtu se aktivitete te tilla te mos mbeten vetem ne kete periudhe 2 mujore por do te ishte me e ndikueshme qe te shtriheshin ne disa periudha kohore brenda vitit.

Sipas Harald Schindler tashme ka nisur puna per pergatitjen e edicionit te ri te Tetorit Gjerman 2011. Ne kete moment une mund te them qe ai do te jete ndryshe thote Atasheu i Kultures ne Ambasaden Gjermane ne Tirane per DW-ne.

Autor Arben Muka

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›