Zvicer,banka UBS shkurton 2mije vende pune
Banka e njohur Zviceriane UBS ka deklaruar se do te shkurtoje 2 mije vende pune , si pasoje humbjeve te medha nga kriza ekonomike.Zyrtaret e bankes e cila eshte nder me te njohurat ne Europe, deklarojne se shkurtimet vijne si pasoje e krizes finaciare gjithmone e ne rritje.Drejtori ekzekutiv i institucionit te larte financiar pas votimit tha se kriza ekonomike eshte shume me e madhe nga sa duket.Madje sipas tij shume institucione te tjera jane ne rrezik lidhur me ekzitencen e tyre.Me shkurtimet e reja banka UBS, e con ne 6 mije numrin e punonjesve te hequr nga puna.