E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra nderton tunelin e Shekullit ne Alpe

SEDRUN - Nje makineri gjigante do te bashkoje sot dy skajet e tunelit te shekullit 57 kilometra i gjate dhe 2 000 metra nen toke ne zemer te Alpeve zvicerane duke vendosur Zvicren ne librin e rekordeve dhe duke i dhene nje shtyse te re trafikut hekurudhor evropian.
Gothard do te mbetet gjithmone nje monument spektakolar dhe madheshtor me te cilin do te krahasohen te gjithe tunelet deklaroi ministri zvicerian i Transporteve Moritz Leuenberger.
Fshati i qete alpin Sedrun nen te cilin do te qarkullojne trenat do te perjetoje kete moment historik me pjesemarrjen e 200 te ftuarve gazetareve nga mbare bota dhe minatoreve qe moren pjese ne punime.
Ministri zviceran i Transporteve ambasadori i BE-se ne Zvicer Michael Reiterer dhe drejtori i pergjithshem i hekurudhave zvicerane Andreas Meyer do te marrin pjese ne kete ceremoni perurimi.

d.b/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Zvicra nderton tunelin me te gjate ne bote

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›