Zvicranët nuk i duan azilantët dhe kundër zgjedhjes direkte të Qeverisë

79 për qind e votuesve të sotshëm zviceran janë deklaruar pro ashpërsimit të Ligjit të Azilit, ndërsa 76% për qind të zviceranve që kanë votuar sot i kanë thënë jo mundësisë për zgjedhjen direkte të qeverisë, transmeton albinfo.
Iniciativa e propozuar nga SVP/UDC për zgjedhjen e qeverisë së vendit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli ka pësuar fiasko: 76 për qind të atyre që kanë votuar sot i kanë thënë jo një mundësie të tillë. Nga ana tjetër, në referendumin për rishikimin e Ligjit mbi azilin, po ashtu afër 80% kanë votuar por pro këtij rishikimi ose ashpërsimi.
Ndonëse të dhënat nga terreni ende nuk janë perfundimtare, ky është trendi mbizotërues në gjithë vendin.
Rezultatet e të dy votimeve shkojnë në favor të qeverisë, e cila kishte rekomanduar votimin kundër zgjedhjes direkte, respektivisht votimin pro rishikimit të ligjit të azilit. Humbës ndërkaq llogariten SVP/UDC-ja për njërën iniciativë dhe forcat e majta (SP/PS dhe të Gjelbrit) për tjetrën. Dhe fitues, përveç qeverisë kanë dalë partitë ose forcat politike që janë më afër qendrës. /Indeksonline/