E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri: Përmbytjet, qeveria do të llogarisë dhe shpërblejë çdo dëm

Tirane, 13 dhjetor, NOA Update – Lidhur me perllogaritjet paraprake te demeve ne zonat e permbytura, gjithçka do te vleresohet ne menyre transparente dhe profesionale.

Keshtu ka deklaruar zv/kryeministri Ilir Meta, duke shtuar se qeveria, eshte e vendosur t’i perballoje te gjitha detyrimet qe ajo ka ndaj qytetareve shqiptare, te cilet jane te permbytur nga uji dhe kete do ta beje me pergjegjesi dhe transparence te plote.

“Natyrisht qe ky solidaritet, ne radhe te pare, ka vlera te jashtezakonshme morale. Ështe nje tregues i nje shoqerie te pergjegjshme dhe i nje shoqerie me nje sens te forte human dhe njerezor, dhe mendoj qe ky eshte nje mesazh shume i rendesishem per gjithe banoret, per gjithe qytetaret, per te gjithe bashkepatriotet tane qe jetojne ne kushte vertet mjaft kritike sot”, tha ai.

Ndersa i pyetur ne lidhje me kerkesen e opozites per rishikimin e buxhetit per shkak te permbytjeve, Meta shtoi se qeveria do te permbushe te gjitha detyrimet e saj me pergjegjesi, sikurse i ka permbushur deri tani, ndersa ne garen e spekulimeve ata le te garojne te vetem.

“Askush nuk ka ndermend t’i ndjeke. Ne kemi pune te medha per te bere dhe po i bejme, me gjithe ata qe duan sinqerisht te punojne dhe te kontribuojne per t’i ndihmuar keta qytetare qe te dalin nga kjo gjendje e veshtire dhe per te rehabilituar te gjitha pasojat qe kjo situate ka lene apo mund te lere”, perfundoi Meta lidhur me nje çeshtje te tille.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›