E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.kryeministri i Kinës Zhang, mbërriti në Tiranë

Zëvëndëskryeministri i Republikës Popullore të Kinës Deijang Zhang
Mbërritio në Tiranë. Ai u prit nga ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ambasadori shqiptar në Pekin, Maxhun Peka dhe ambasadori kiez në Tiranë, Wang Junling.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë pritet që të nëshkruhen 6 marrëveshje mes Kinës dhe vendit tonë. Ndërkohë vizitat do të rifillojnë në mëngjesin e ditës së premte me një takim me presidentin e Republikës zotin Bamir Topi, rreth një orë më vonë ai do të takohet me kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë në mbasditen e ditës së premte do të organizohet një pritje e orgnizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, ku do të jetë i ftuar edhe presidenti i Republikës Bamir Topi. Dita e shtunë do të jetë dhe dita e nisjes së tij për në Kinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›