E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit/ Prençi i dorëzon detyrën Burgajt

Ahmet Prençi i ka dorëzuar sot detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit , Hysni Burgajt.
Vendimin e Këshillit të Ministrave për lirimin nga detyra të Prençit dhe emërimin e Burgajt e lexoi ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Kreu i ri i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj u betua se do mbante me nder flamurin e Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha falenderoi drejtorin në ikje Prençi dhe uroi Burgajn për detyrën e re. Basha tha se gjatë drejtimit të Prençit, policia ka marrë hapa kurajoz për prezantimin e policisë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. "Policia gjatë kësaj kohe luftoi krimin, u bë një nga faktorët vendimtar për pranimin e Shqipërisë në NATO dhe afroi rrugën tonë për hyrjen në BE", tha Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›