Zv.kryeministri i Luksemburgut takon Ramën: Mbështetje e plotë për perspektivën evropiane të Shqipërisë

Luksemburgu ka ripërsëritur mbështetjen e plotë për perspektivën evropiane të Shqipërisë gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE të zhvilluar këtë të martë (16 shtator) në Bruksel.
Gjatë një takimi mes zëvendëskryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel dhe kryeministrit Edi Rama, Bettel shpreh përgëzimet për progresin e bërë të Shqipërisë në negociatat për anëtarësim.
“Në kuadër të GAC, mora pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe pata kënaqësinë të takoja mikun tim Edi Rama. Përgëzova progresin e Shqipërisë në anëtarësimin e saj në BE dhe përsërita mbështetjen e plotë të Luksemburgut për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, shkruan Bettel.
Shqipëria hapi sot 4 kapituj të grupkapitullit “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, duke e çuar në 24 numrin e grupkapitujve të hapur brenda 11 muajsh. Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos përgëzoi Shqipërinë për progresin e arritur, kryesisht në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe harmonizimin me politikën e jashtme europiane, ndërsa deklaruan se brenda vitit 2027 do të hapen negociatat me Bashkimin Evropian.
/rtsh.al/