Zv/kryeministri i Maltes Keqardhje per demonstraten e dhunshme

Berisha takohet me Zv/kryeministrin dhe Minister i Puneve te Jashtme te Maltes Tonio Borg
Tirane 28 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Kryeministri Sali Berisha priti sot ne takim Zevendeskryeministrin dhe Minister i Puneve te Jashtme te Maltes Tonio Borg. Ky i fundit shprehu keqardhjen qe protestat e dhunshme te zhvilluara ne daten 21 janar nga opozita kane demtuar imazhin e ri te Shqiperise qe me kaq perkushtim u arrit te ndertohej gjate viteve te fundit.
Kurse menjehere me pas z. Borg vleresoi performancen sipas tij te shkelqyer te reformave ekonomike te qeverise shqiptare dhe atyre ne luften kunder korrupsionit qe bene te mundur qe ekonomia shqiptare te ndjeke nje trend admirues rritjeje ne kontrast te plote nga trendi europian dhe ai boteror.
Kurse Kryeministri Berisha paraqiti nje ekspoze te zhvillimeve te fundit si pasoje e perpjekjeve te dhunshme te liderit te opozites per rrezimin e qeverise.
Berisha i ka shprehur njekohesisht zotit Borg shqetesimin se veprimet e fundit te Prokurores se Pergjithshme qe deshmojne qarte anshmerine e kesaj te fundit po bllokojne zbardhjen dhe demtojne hetimin e grushtit te shtetit te mbetur ne tentative.
Ne kete kontekst ai vleresoi asistencen e menjehershme te autoriteteve te Shteteve te Bashkuara ne dhenien e ekspertizes gjate hetimit si nje garanci per nje hetim profesional dhe te paanshem.
Kryeministri siguroi gjithashtu per vendosmerine e qeverise shqiptare per mbrojtjen e Kushtetutes te shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike ne vend perkarshi cdo tentative per shkeljen e tyre.
e.t/NOA