E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis manifestimi homazh i opozitës

Ka nisur në bulevardin “Dëshmorët e kombit” manifestimi homazh i opozitës në nder të 3 viktimave të demonstratës të 21 janarit.
Demonstrata homazh ka nisur nga ura e Lanës pranë hotel “Dajti” për të vazhduar më pas me një marshim deri tek kryesia e Kuvendit.

Në krye të kortezhit janë vendosur tre të rinj me portretet e të vrarëve në demonstratë ndërsa më pas vijojnë edhe drejtuesit më të lartë të opozitës si kreu i PS-së Edi Rama, kreu i grupit parlamentar i PS-së Ruçi dhe deputetët socialistë të cilët mbajnë në duar lule dhe qirinj.
 

Në manifestimin e sotëm nuk ka fjalime dhe parrulla. Parrulla e vetme është në vendin ku u vranë tre veta në 21 janar, ku shkruhet në shqip dhe në anglisht fjala "Drejtësi"
 

Ndërkohë në bulevardin para kryeministrisë janë vendosur fotografitë e tre viktimave të demonstratës së 21 janarit si dhe janë vendosur edhe lule në vendet ku ata u vranë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›