Zv/kryeministri kryen inspektim në Arkivën e Shtetit

Zëvendëskryeministri Kuçi vizitoi Agjencinë Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Prishtinë, 19 gusht 2011 NOA – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, vizitoi Agjencinë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me çrast u takua me kryeshefin e këtij institucioni, Ramë Manaj.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi ofroi mbështetjen dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Në anën tjetër, kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj, premtoi angazhim të plotë në punë, në mënyrë që ky institucion të kryejë funksionin e vet në bazë të mandatit që ka.
e.t/NOA