E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Shefqet Kabashi, sot duhet të dëshmojë kundër Ramushit

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 13:59

Në orën 14:00 nis seanca e dytë në procesin e rigjykimit të Ish-Komandantit të UÇK’së, Ramush Haradinaj.

Dëshmitari, që kishte refuzuar të dëshmojë në procesin e parë, Shefqet Kabashi, është arrestuar sot duke u lënë në burg, pasi do të përballet me akuzën për mospërfillje të gjykatës së Hagës.

Sipas prokurorëve, Shefqet Kabashi është një ndër dëshmitarët kryesor në procesin e Haradinajt, mirëpo ai ka refuzuar të jep ndonjë informacion mbi akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn

Avokakti i zotit Haradinaj, Ben Emerson, tha në gjykatë se prokurorët do ta ftonin Kabashin, ish-luftëtar i UÇK’së, për të dëshmuar të premten, por mbetet e paqartë nëse ai do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre.

Në një njoftim të Gjykatës së Hagës thuhet se dëshmia e Kabashit “është relevante për rigjykim, pasi ajo ndërlidhet me përgjegjësinë e dyshuar të të akuzuarve për krime të kryera në selinë e UÇK-së” dhe në një burg, që UÇK-ja e mbante në fshatin Jabllanicë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›