Zyra e Kosovës në Beograd me tre përfaqësues
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd nuk do të ketë shumë staf të madh.
Ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, i cili është emëruar shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, do ta drejtojë vetëm me dy punonjës këtë zyrë.
Hapja e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd do të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.