E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zyra e PE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Spiropali: Impuls për integrimin

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.

Spiropali e cilësoi zyrën si “antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor” dhe u shpreh se ajo është “një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.”

Zyra e Përfaqësimit do të përshpejtojë dhe mbështesë proceset e integrimit, si dhe do të nxisë e fuqizojë ndërveprimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian me Kuvendin e Shqipërisë dhe parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

1 nga 7

🇦🇱🇪🇺 Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor tashmë në Tiranë!📍🏛👌
Një impuls shtesë për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese.
🤝 Me @EUAmbAL Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës, Tatiana… pic.twitter.com/4iBT5htKg6

— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 4, 2025

/m.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›