E Diel, 1 Nëntor 2026

Kretë, shkëmbejnë zjarr me policinë, arrestohen 2 shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pas një përleshjeje me armë me policinë greke. 

Ngjarja ndodhi në Rethimno të Kretës, ku policia zbuloi plantacionet e tyre me hashash, rreth 100 rrënjë kanabis 4 metra të larta dhe kreu arrestimin e tyre. 

Një nga dy shqiptarët e arrestuar, i identifikuar si Aleksandër Kola, 35 vjec, e që sipas mediave greke mund të jetë i afërm i Marian Kolës (i vrarë në qershor nga policia greke), u përpoq të shpëtojë duke qëlluar mbi policinë. Nga shkëmbimi i zjarrit ai u plagos në kofshën e majtë. 

35 vjeçari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Rethimno, ku ruhet me policë.

Shtetasit shqiptarë të moshës 35 dhe 22 vjeç, akuzohen për rritje e kultivim të kanabisit në plantacione të mëdha.

Policia konfiskoi më shumë se 1 000 rrënjë kanabis deri në 4 metra, një revole plot me fishekë, 14 fishekë të kalibrit të njëjtë, 3 telefona celularë dhe 2 flamuj shqiptarë. 
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›