Zyrtare: Anelka rikthehet në Premier League, tash te WBA

Sulmuesi veteran,Nicolas Anelka,është rikthyer në Premier League, dhe atë për të gjashtën herë, pasi më parë ka luajtur edhe për Arsenalin, Liverpoolin, Cityn, Boltonin e Chelsean.
Lajmin i pari e ka konfirmuar tashmë bashkëlojtari i tij Youssouf Mulumbu, i cili në Twitter shkroi: "Mirë se erdhe Z. Anelka në West Brom, dhe të dëshiroj gjithë të mirat".Ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore tek skuadra angleze e Premier Leagues.
Sulmuesi francez do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare në WBA pas një eksperience të pakënaqur në futbollin kinez dhe italian ku luajti me Shanghai Shenua respektivisht me Juventusin.
Anelka la Chelsean për Shanghai Shenhua në janar 2012, por iu bashkua Juventusit në huazim në janarin e vitit 2013.
Transferimi në ‘Hawthorns’ do ta ribashkonte atë me Steve Clarke, menaxheri i WBA i cili ishte ndihmës në Chelsea kur sulmuesi arriti në fillim të vitit 2008./indeksonline/