E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Barca huazon Caceres te Juve

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, ka pohuar se mbrojtësi Martin Caceres sezonin e ardhshëm do të luajë si i huazuar në radhët e Juventusit.Caceres bëhet kështu përforcimi i katërt i Juventusit këtë verë, pasi bardhezinjtë tashmë kanë angazhuar Fabio Cannavaron, Diegon dhe Felipe Melo.
"Barcelona dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për huazimin njëvjeçar të Jose Martin Caceres. Në këtë periudhë Juventusi do ta paguajë pagën e plotë të uruguaianit dhe do të ketë opsion ta bëjë transferimin e përhershëm për një shumë prej 11 milionë eurosh si edhe një milion shtesë në varësi të sukseseve të lojtarit", thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›