Zyrtare: Berisha tek Lazio

Portieri i kombëtres shqiptare, Etrit Berisha, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Lazion. Lajmin e ka bërë të ditur klubi suedez në faqen e vet të internetit, ku e ka postuar edhe deklaratën e portierit prishtinas.
"Jam i lumtur që më është dhënë mundësia për të luajtur te Lazio. Falënderoj drejtuesit e klubit, skuadrën dhe të gjithë tifozët që më kanë përkrahur gjatë gjithë kohës sa isha pjesë e Kalmarit. Për mua ishte nder të luaj për Kalmarin", ka theksuar Berisha.
Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëveshja është finalizuar të dielën në mbrëmje, derisa detajet financiare nuk janë të bërë të ditura, por raportohet se Lazio ka paguar gjysmë milion euro për shërbimet e kosovarit./indeksonline/