E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka pothuaj i Milanit, mungon vetëm firma

Rikardo Kaka është pothuajse zyrtarisht një lojtar i Milanit. Udhëtimi i djeshëm i administratorit Adriano Galiani në Madrid rezultoi i suksesshëm, pasi kuqezinjtë arritën një marrëveshje për transferimin e lojtarit nga klubi spanjoll në Milano me kosto zero.

Ndërsa braziliani nga kontrata me “Djallin” flitet se do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, gjysma e asaj që pretendonte në kryeqytetin spanjoll. Sakaq, mësohet se ish-”Topi i Artë” do të prezantohet sot në Milano për të kryer vizitat mjekësore. Momentalisht po diskutohet vetëm për rrogën e lojtarit. Kanë mbetur për t’u përcaktuar edhe disa detaje, siç është konfirmuar nga Galiani në një prononcim për mediat ditën e djeshme: “Kaka ende nuk është një lojtar i Milanit, sepse nuk ka firmosur. Ndërsa ne kemi arritur një marrëveshje me Realin”.Dita e djeshme ka qenë ajo më e rëndësishmja për tifozët e Milanit, që pas 4 vitesh mund të shikojnë sërish me fanellën kuqezi Rikardo Kakanë.

Gjithçka ka nisur me fluturimin e administratorit kuqezi Adriano Galiani drejt Madridit, ku ka takuar presidentin e klubit spanjoll, Fiorentino Perez, pas ndeshjes Real Madrid-Atletiko Bilbao. Sapo përfundoi ky takim, menjëherë në mediat spanjolle qarkulluan zërat se “galaktikët” ishin të vendosur për ta liruar lojtarin me kosto zero dhe se ky i fundit ishte dakord për të përgjysmuar pagën e tij vjetore nga 10 milionë euro në sezon në 5, vetëm për t’u kthyer sërish te skuadra ku u bë i famshëm./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›