Zyrtare, Enrique Pena Nieto president i Meksikës

Me pothuajse çdo votë të numëruar, Pena Nieto siguroi 38.2 për qind të votave, i ndjekur nga Andres Manuel Lopez Obrador, në vendin e dytë me 31.5 për qind.
Pasi fituesja e vendit të tretë, Josefina Vazquez Mota pranoi humbjen, Lopez Obrador deklaroi se do ta kontestonte rezultatin në gjykatën elektorale të Meksikës.
Akuzat për parregullsi gjatë procesit çuan në rinumërimin e pothuajse 50 për qind të votave, pas shpalljes së rezultatit ditën e hënë.
Partia e Obrador deklaroi se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe akuzoi Enrique Pena Nieton se kishte blerë votat.
Piena Nieto, i partisë PRI, deklaroi për BBC se nuk kishte bërë asnjë shkelje dhe shtoi se mund të padisë kundërshtarët e tij për akuzat e bëra.
Kryetari i strukturës elektorale të Meksikës deklaroi se pas rinumërimit nuk ka më arsye për të mos pranuar rezultatin.