Zyrtare: Esat Mala rinovon kontratën me Vllazninë

Esat Mala do të vazhdojë të jetë një lojtar i Vllaznisë edhe sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit shkodran dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës edhe për 1 sezon.
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Esat Mala do të vijojë edhe për të katërtin sezon radhazi. Lojtari dhe drejtuesit e klubit kanë arritur akordin që bashkëpunmi të vijojë edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit.
26-vjeçari është bashkuar me Vllazninë në verën e vitit 2022 dhe ka treguar se është një nga elementët më cilësorë të skuadrës shkodrane. Sezonin e kaluar Mala luajti 36 ndeshje në Abissnet Superiore ku shënoi 7 gola dhe dha 12 asiste.