Zyrtare: Joao Cancelo rikthehet te Barcelona

Joao Cancelo rikthehet zyrtarisht te Barcelona, pasi ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2029.
Mbrojtësi anësor portugez vjen me parametra zero pas largimit nga Al Hilal; ai kishte kontratë me klubin saudit deri në vitin 2027, pasi ishte bashkuar me Barcelonën në formë huazimi prej tyre në janar të vitit 2026.
Cancelo e veshi për herë të parë fanellën e Barcelonës gjatë sezonit 2023/24 nën drejtimin e Xavit, ndërsa ishte i huazuar nga Manchester City. Në përfundim të asaj periudhe, ai kishte nënshkruar me Al-Hilal për 25 milionë euro.