E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Lyoni shkarkon trajnerin Claude Puel

Olympique Lyon ka deklaruar se klubi është ndarë me trajnerin Claude Puel.

Klubi francez dhe Puel kishin qenë në negociata në disa ditët e kaluara në lidhje me mbylljen e kontratës së trajnerit, e cili skadonte vitin e ardhshëm.

Pas disa tentimesh për të arritur marrëveshje, Lyoni ka deklaruar të hënën në mbrëmje se Puel nuk është më trajneri i klubit.

Ky hap pritet të hapë rrugë për caktimin e drejtorit të akademisë së Lyonit, Remi Garde, si personin e ardhshëm në drejtim të ekipit.

Puel, i cili morri drejtimin e ekipit nga Alain Perrin në vitin 2008, ka dështuar të udhëheqë Lyonin tek një titull i vetëm gjatë tre viteve të tij në stol ndërsa sezonin e kaluar klubi përfundoi i treti në tabelë, jashtë pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›