E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Malaga transferon Julio Baptistan

Malaga ka transferuar sulmuesin Julio Baptista nga Roma, ndërsa braziliani do të qëndrojë tre vjet e gjysmë te skuadra spanjolle.

29-vjeçari nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit të Romës,kështu që iu desh të kërkonte një skuadër tjetër për të luajtur.

Besohet se shuma e transferimit është rreth dy milionë euro, ndërsa Malaga është skuadra e tretë spanjolle ku do të luajë Baptista, pas Sevillas dhe Real Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›