E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karubi gati për proçes të "hapur gjyqësor"

Lideri opozitar iranian Mehdi Karubi tha se po përgatitet t`i qëndrojë proçesit gjyqësor mbi trazirat vdekjeprurëse që pasuan zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 2009-ës, por me kusht që ai të jetë i hapur.

Komentet janë bërë në një letër të hapur të postuar në faqen e internetit të Karubit.

Të premten, kryeprokurori iranian tha se fillimi i procesit gjyqësor ndaj liderëve të opozitës është çështje kohe.

Në letrën e tij, Karubi citohet të ketë thënë se ai mirëpret një proçes të tillë gjyqësor, për aq sa ai është i hapur për publikun.

Dhjetëra njerëz humben jetn kur forcat qeveritare shtypën protestat post-elektorale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›