Zyrtare: Shpëtim Duro merr drejtimin e Besës

Tashmë është zyrtare: Shpëtim Duro është trajneri i ri i Besës. Klubi kavajas ka prezantuar trajnerin e njohur me anë të një postimi në rrjetet sociale. Duro ka nisur menjëherë punën, me objektivin kryesor, rikthimin e Besës në elitën e futbollit shqiptar.
“FC Besa ka kënaqësinë të prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Shpëtim Duro. Pas prezantimit zyrtar para lojtareve, Duro ka nisur menjëherë stërvitjen me ekipin, duke vendosur bazat për rrugëtimin tone te ri.
Me eksperiencën e tij të pasur dhe vizionin për sukses, besojmë se do të sjellë energji dhe frymë të re në skuadër. Mire se erdhe në familjen verdhezi, Shpetim Duro”, shkruhet në njoftimin e klubit kavajas.