Zyrtarët i marrin dhuratat në cash nga të afërmit dhe blejnë me to apartamente
Shumë zyrtarë të lartë tani po deklarojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë se paratë i kanë marrë si dhuratë nga të afërmit, kryesisht prindërit.
Mbi 100 zyrtarë të lartë kanë deklaruar pranë ILDKP se kanë marrë dhurata dhe totali i tyre arrin deri në 2.9 milion dollarë.
Siç raporton Panorama, në 99 përqind të rasteve dhuratat janë para cash, me të cilat shumica dërrmuese e zyrtarëve blen apartamente.
Dhuratat e dyshimta arrijnë nga 10 deri në 100 mijë euro.
Shumë nga zyrtarët që deklarojnë se kanë marrë dhurata nga të afërmit, kryesisht prindër, janë zyrtarë të sistemit të drejtësisë.