Zyrtarët serbë hyjnë në Kosovë
Prishtinë, 1 gusht, NOA – Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, raportohet të kenë arritur përmes rrugëve dytësore në Leposaviç.
Siç njofton agjencia Beta, Stefanoviç dhe Bogdanoviç janë pritur nga rreth 300 banorë serbë.
Dy zyrtarëve serbë nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë.
Stefanoviç ka thënë se bisedimet për “statusin e vendkalimeve në veri” do të vazhdojnë sot.
NOA/RFE