E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA votohet sot projektligji per borxhin

SHBA 2 gusht 2011 NOA 8211 Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te votoje sot legjislaturen per rritjen e kufizimit te borxhit te SHBA-ve. Fillimisht ky projektligj u miratua nga Dhoma Perfaqesuese e Kongresit amerikan dhe tashti pritet te marre OK edhe nga senati.
Nese miratohet edhe ne Senat atehere do te evitohet bankroti i qeverise amerikane qe do te ishte i pari ne historine e saj.
Dhoma Perfaqesuese e Kongresit te Shteteve te Bashkuara e udhehequr nga Partia Republikane ka votuar me shumice votash ne favor te rritjes se kufizimit te borxhit me 269 vota per dhe 161 vota kunder.
Pra per kete legjislature votuan me shume perfaqesues se sa qe ishte minimumi prej 216 votash. Anetaret e Dhomes Perfaqesuese nga Partia Demokratike e presidentit Barak Obama ishin te ndare pergjysme duke votuar 95 per dhe 95 kunder.
Liderja demokrate e Dhomes Nensi Pelosi tha se nuk ishte e kenaqur me marreveshjen e arritur por do te votonte per kete legjislature per shkak te rrezikut per bankrot te mundshem.
Disa minuta para se te miratohej legjislacioni anetarja e Partise Demokratike ne Dhomen Perfaqesuese Gabrielle Gifords e beri nje paraqitje dramatike ne Dhome paraqitje kjo qe u pershendet me duartrokitje.
Legjislatura e miratuar ne Dhomen Perfaqesuese tashti duhet te kaloje edhe ne Senat ne menyre qe te arrije per nenshkrim ne tavolinen e presidentit Barak Obama deri ne fund te dites se marte sipas kohes amerikane.
Mbeshtetja nga lideri i shumices demokrate ne Senat Herri Reid nga Nevada dhe lideri republikan Mitc Mek Konell nga Kentaki praktikisht garanton se kjo legjislature do te fitoje se paku 60 vota sa mjafton per miratimin e saj.
Ne kete menyre ligjvenesit amerikane sonte ne mesnate kur pritet te filloje seanca ne Senat ballafaqohen me afatin e fundit per rritjen e kufizimit te borxhit ose sic thone ekspertet Qeveria e Shteteve te Bashkuara do te filloje te perballet me mungese te parave per pagesen e faturave te saja potencialisht duke shkaktuar trazire te re ne ekonomite e SHBA.

a.q/NOA/VOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›