E Martë, 3 Nëntor 2026

Zyrtari i SHBA takim me drejtuesit e Komisionit të Sigurisë, ambasada jep detajet çfarë diskutuan

I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Dejvid Visner (David Wisner) ka zhvilluar sot një takim në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit,  me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço, dhe nënkryetarin Ferdinand Xhaferraj.

Sipas ambasadës, Wisner ka diskutuar me Naçon dhe Ferdinand Xhaferajn për çështje kyçe të sigurisë kombëtare si prioritetet e mbrojtjes së NATO-s, siguria kibernetike dhe reforma në drejtësi.

Lajmin e takimit e publikoi ambasada amerikane në platformën e saj zyrtare Facebook, ku shkuan se, “Wisner diskutoi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në çështjet thelbësore të sigurisë kombëtare, si përparësitë në mbrojtje të NATO-s, sigurinë kibernetike dhe sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›