Denaj: Mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë rurale

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Zona e Shqipërisë së Mesme është një nga rajonet kryesore prodhuese të grurit në vend.
Në fushat e Rrogozhinës, fermerët çdo vit e më shumë po shtojnë tokat e mbjella me drithëra.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga Rrogozhina, ku fushat me grurë kanë filluar të çelin filizat e parë.
“Falë punës së palodhur të fermerëve për të sjellë prodhim cilësor synohet nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë rurale”, tha Denaj.
Bujqësia është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto.Rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore ka nxitur shtimin e sipërfaqeve të mbjella në të gjithë territorin e vendit, kjo falë edhe aplikimit të skemave mbështetëse për fermerët.
1 nga 3/r.e//a.f/