Zyrtari ukrainas: Putini i shkëputur nga realiteti, justifikon mbrojtjen e Rusisë me vrasjen e civilëve

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të presidenti rus Vladimir Putin.
Podolyak theksoi se Putini është i shkëputur krejtësisht nga realiteti.
“Fatkeqësisht kemi pasoja të rënda për shumë njerëz të pafajshëm,” theksoi këshilltari i Zelenskyt.
Podolyak e përshkroi liderin rus si “të shkëputur nga realiteti”
Në fjalimin e tij, Putin fajësoi Perëndimin dhe Ukrainën për provokimin e konfliktit dhe u shpreh se “Rusia po përdor forcën për ta ndalur atë”.
Për Podolyak, Putin po jeton në “botën e tij” të kontradiktave, duke justifikuar mbrojtjen e Rusisë dhe pushtimin e Ukrainës me vrasjen masive të civilëve.
/rtsh.al/