Zyrtarizohet partia e re FRD

Prezantohet në Tiranë, Fryma e Re Demokratike, partia e re e së djathtës
shqiptare. Kryetari i grupit nismëtar i Partisë, Gazmend Oketa, në
deklaratën e parë zyrtare u shpreh se do të zhvillohet një fushatë e
hapur dhe intensive me shoqërinë shqiptare.
"Kjo parti do të vendosë bashkëpunimin të ngushtë me diasporën", tha Oketa, duke shtuar se FRD vlerëson se zgjedhjet e vitit 2013 duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
Oketa theksoi se kjo alternativë politike do të mbrojë interesat e shtresës së mesme dhe nuk pajtohet me problemin e pazgjidhur të pronave.
"Ne jemi të bindur se me kontributin tonë do të ndikojmë për krijimin e një demokracie funksionale", tha Oketa.
Oketa ka deklaruar se zgjedhja e kreut të partisë do të bëhet sipas parimit një anëtar një votë, dhe kreu i partisë do të ketë mandat të kufizuar me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Oketa ka deklaruar se zgjedhjet për kreun e partisë do të bëhen në kongresin e parë të partisë që është parashikuar të mbahet në vjeshtë, ndërkohë që nuk ka pranuar të deklarojë nëse kryetar do të zgjidhet Bamir Topi, të cilit i mbaron mandati i Presidentit të Republikës në korrik të këtij viti. Ndërkohë Oketa ka deklaruar se prioritet të partisë së re do të jetë rinia, si dhe zgjidhja e problemit të pronësisë e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë.
Planet
FRD nuk pritet të jetë një parti, e cila do të kënaqet me pak, por mësohet se planet e saj pas formimit, lidhen dhe me tërheqjen e sa më shumë deputetëve demokratë drejt saj. Burime pranë kësaj force bëjnë të ditur se aktualisht po bëhen negociata me rreth dhjetë deputetë demokratë.
Grupi organizator i kësaj partie bën të ditur se një pjesë e këtyre deputetëve të PD-së janë shprehur entuziastë për këtë lëvizje të re të së djathtës dhe janë aktualisht në periudhë reflektimi për të ardhmen e tyre politike. Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i këtyre negociatave është formimi i një grupi parlamentar të fortë në Kuvend. Aktualisht kjo parti është e përfaqësuar në Kuvend vetëm me kryetarin e saj, ish-deputetin e PD-së, Gazmend Oketa.