Çakejtë po e uzurpojnë fuqinë e tij, kuturu
Si në çdo fillimi sezoni të ri, batutat e politikanëve i paraprijnë betejave reale. Vjeshta ka trokitur me paralajmërime surprizash. Wikileaks ka freskuar vëmendjen e qytetarëve indiferentë dhe qytetarëve kureshtarë, me supozimet e forta që hodhi në kokat e tyre: Disa politikanë të njohur, nuk paskan qenë aq engjëj sa thuhej. Disa të mpleksur me krimin, me drogën, me shakatë e rrezikshme të jetës, që vetëm bythëmëdhenjtë mund ti bëjnë, të tjerë të pabesë, bastardë, hajdutë, viktima të shterpësisë, të tjerë, si gjithmonë, mediokër, injorantë, halabakë, judakë. Mbas dy vitesh, opozita hyri në parlament, me plane të reja, dhe bashkë me të edhe shpresa për integrim, si një nuse e kthyer me minifund në shtëpinë e ish-burrit, u shfaq përsëri. Për hir të së vërtetës, çmimi i domateve ka qenë i ulët, por amvisat kanë qenë edhe më të kursyera se stilistët e bikineve këtë verë, sepse paraja është bërë e vështirë, si dikur. Paraja sot gjendet vetëm në bri të Buallit. Prezervativët janë falur me shumicë, nga shoqatat e kujdesit për dashurinë, për të gjithë! Para nuk ka por janë rritur shërbimet e të gjitha llojeve, përveç seksit në rrugë. Tregu i mishit në semafore e kryqëzime, ashtu si numri i lypsarëve, ashtu si politika e ditës, është në lulëzim, çka, si një indikator mjerimi, na kujton një paralajmërim të frikshëm varfërie në vend. Bashkia e re ka filluar të pastrojë rrugët në Tiranë, me një pasion të pamposhtur, që ngjan me epshin e një të burgosuri, që ska parë grua me sy prej shumë kohësh. Në çdo qoshe, njerëz me ngjyrë e pa ngjyrë fshijnë edhe rrugët e fshira. Ky pasion i beftë për pastrim territori, mund të shpjegohet vetëm me dëshirën e nxehtë për të pastruar së brendshmi ndërgjegjen e tij, kreu njomështak i Bashkisë, për karrigen e vjedhur Vjeshta e nostalgjive dhe e dashurive të dështuara, duket se do sjellë ndryshime të mëdha, si lumenjtë sjellin kërcunjtë e pyllit, kur rrebeshi fillon.. Detaje aktuale ka plot, për të gjithë.. Fytyrën e kryeministrit e ka pushtuar një eklips i ri. Lëvizja ritmike e syve të tij nuk e ka atë dinamikën e dikurshme. Buzëqeshja e vrazhdë, rrëshqitja e së cilës nga dhëmbët e vegjël nëpër buzët e holla, si një ngjalëz në kavanoz, e bën të duket edhe tinzare, ka një koronë të re rrudhash rreth e rrotull. Kryeministri po mplaket! Njeriu që nuk i di të gjitha, por parandjen gjithçka, është fundosur në dilema të heshtura meditimesh të lodhura, që të kujtojnë pllakosjen e pleqërisë. Por një lloj alarmi instiktiv i shpërndarë në tiparet e tij, si njollë makthi, është e paqartë nëse vjen vetëm nga pleqëria apo ka edhe diçka tjetër, që nuk mund të shpjegohet. Aty ku duket reale, si për çdo sundimtar, mjegullohet sakaq.
Shpër-tiparimi dhe shpërfytyrimi i një pushtetari të lodhur është në logjikën e gjërave; Ashtu si luani i mplakur, ndërsa e lenë fuqitë, veçohet nga turma, pushtetari e kupton se çdo bast me kohën, është i humbur. Prandaj largohet pa ndjerë nga besimi, se sundimin i tij do të jetë i përjetshëm. Si një shkatërrim qelizor, kjo shfaqet në fytyrën e lodhur. Ai e di se ka njerëz të cilët mendojnë se skema e pushtetit, deri tani në kontroll të plotë, ka degjeneruar në humbje kohezioni. Po i bie koburja përdhe. Mund të sfidosh e sundosh njerëzit, por nuk mund të sfidosh vullnetin e perëndisë. Vullneti i perëndisë në këtë rast është pleqëria. Fuqi e madhe dhe arsye e madhe për të rënë në dëshpërim, sidomos kur je në pushtet, e sidomos kur je sundimtar.
Pllakosjen e pleqërisë, përballjen e fundit të njeriut me zotin, pushtetarë të ndryshëm e përtypin në mënyra të ndryshme.
Supozimet se pleqëria është e njëllojtë për të gjithë, nuk qëndron. Shikoni Berluskonin, mikun e lartë të kryeministrit Sali. Në moshën 75 vjeçare, ka më shumë të dashura se sa ditë probabiliteti për të jetuar. I gjendur mes kurthit të miliardave të panevojshme për jetën e mbetur, mbarimi i ditëve e shtyn të bëjë të pamundurën. Në një përpëlitje ekstaze, frika e mosqenies e shtyn të kërkojë orgazma të paqena, kulme të paqena, joshje ekzotike që nuk i ka provuar askush as në rrini, kur seksi është kënaqësi e vërtetë, dhe jo një stërmundim i përtharë hormonesh të venitura.
Kryeministri shqiptar i fëmijërisë bjeshkore me dhi e me kuaj, përballjen me orën e ndëshkimit e ka të paqartë. Nuk e joshin gratë dhe as e tundojnë orgazmat mashtruese të vetvetes, që përjeton Berluskoni. Nuk i shpëton askurrë ndonjë shkallëzim ndjeshmërie të tillë. As atij, as besnikëve këlyshorë në nyjet e qeverisë. Përkundrazi. Ndërsa disa gra italiane bëjnë çmendurira qejfi e orgjira në haremin e mikut të tij sundimtar matanë bregut, në vendin e tij gratë fyhen publikisht dhe publikisht poshtërohen, dhunohen, kërcënohen, nga njerëzit e tij.
Një vajzë në qytetin e Kamzës, është dhunuar për ditën me diell. Sarkazma e ndriçoi këtë lajm si kometë: Të dhunohet një femër, nuk është më lajm në një vend ku ligjin e bëjnë ende bajraktarët e halabakët. Foli gazetari Preç Zogaj, të tjerët heshtën, a thua, nuk u poshtërua një femër, një motër, një zonjushë, por u përzu një kafshë barngrënëse që hyri pa lejë të kullosë në sheshin para bashkisë. Heshtën të gjithë. Heshtën gratë e tjera, ato që kanë vithet mbështjellë me fustan mëndafshi dhe të ndenjurat në kolltukë meshini origjinal, të firmës waka laka, heshtën edhe të tjerat e tjera, që hanë dru edhe ato nganjëherë në shtëpitë e tyre, por të paktën nga burrat e tyre. Heshtën Partitë, që së fundmi krijojnë optikën e zisë në retina, organizatat hajdute të të drejtave të njeriut dhe shoqatat që kanë më shumë zyra se anëtarë. Heshtën institucionet ndërkombëtare, sidomos ata më hipokritët. . Heshtën deputetët. Heshtën burrat. Me gjithë imunitetin e lartë që shqiptarët kanë fituar gjatë ngjarjeve rrëqethëse të tranzicionit, që nuk rreshtin në Shqipëri, heshtja që shoqëroi dhunimin e shamikuqes në Kamzë, të paktën doli ajo përmbi shëmtinë e vet ngjarjes. Sepse heshtja, jo dhunimi i shamikuqes, ishte ngjarja e kobshme.
Të gjithë e dimë: Morali i një shoqërie, përcaktohet së pari nga ndjeshmëria e saj ndaj ngjarjeve të dhimbshme.. Por njerëzit heshtën. Çmoral i paqenë përzier me shurdhërinë!
Të dhunohet një grua, në Shqipëri, mbase është një ngjarje rutinë, inercia e së cilës ka kapital kohor. Këtë e di mirë edhe kryeministri ynë. Gratë janë dhunuar me kohë në këtë vend, në familje shqiptare ku civilizimi është thuajse i paqenë si UFO-t në qiell. Kjo do të thotë, se ky është një vend ku gratë dhunohen sistematikisht sipas një logjike të verbër që justifikon shkulmin gjenetik mashkullor të shqiptarëve, dhe qasjen e tyre primitive. Por të dhunohet një femër nga një pushtetar, është tjetër gjë. Të dhunohet një grua nga një përfaqësues, nga një mik politik i kryeministrit, i cili votohet edhe për shkak se kryeministri votohet dhe ky është besnik i tij mes të tjerëve, është tjetër gjë. Është rehatprishëse edhe për më pesimistët, është e shëmtuar edhe për më indiferentët, sepse nuk ka kanun ta mbulojë:
Një vajzë që guxoi të denoncojë ngacmimet seksuale të Kryetarit të Bashkisë, që u bë sakaq kryetari i anarkisë, u rrah për ditën me diell dhe duket sikur është krijuar një lehtësi barbare e tolerimit të gjithçkaje ndodh në këtë vend..
***
Dy zonja, nëpunëse të Bashkisë së Tiranës, të pushuara nga puna për shkak të bindjeve politike, u dhunuan edhe ato nga një pushtetar madhor i Bashkisë. U dhunuan nga drejtori i policisë bashkiake. Një mik tjetër pushtetar,i kryeministrit, shkeli edhe ky kodin e burrërisë, duke dhunuar njëherësh zonjat nëpunëse dhe drejtësinë që ato kërkuan.
Të gjendura përballë heshtjes kamikaze të shqiptarëve, edhe dy Shamikuqet e Bashkisë së T
