çarls Dikens dhe “Një këngë gazmore për Krishtlindje”
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
çarls Dikens është autor i
historisë më të njohur të Krishtlindjeve të mesit të shekullit të 19-të, "Një këngë
gazmore për Krishtlindje”. Mbi 150 vjet më vonë ende prania e Dikensit shihet
në mbarë Londrën. Në qendër të Londrës po krijohet një skenë e periudhës së
Dikensit, ndërsa kryeqyteti britanik është përfshirë nga atmosfera e
Krishtlindjeve.
Muzeu i çarls Dikensit në Londër ka zbukuruar për festat ambjentet
e shtëpisë ku ka jetuar shkrimtari i madh, ku shumica e pajisjeve shtëpiake
janë të kohës së tij dhe ku sot atje jeton stërmbesa e shkrimtarit, Lucinda
Dickens Hawksley.Ajo thotë
se në mbarë Londrën ende mund të gjesh një numër të madh lidhjesh me Dikensin.
"është
me të vërtetë fantastike që shumicën e objekteve në shkrimet e Dikensit i kemi
ende sot. Rajoni Clerkenwell ka disa ndërtesa vërtet të bukura dhe të vjetra
dhe Dikensi shkroi për këtë zonë në shumë prej librave të tij".
Edhe në bare e pabe të kësaj zone, gjithashtu gjeje shumë
materiale, ndërsa Charls Dickens ishte në kërkim të personazheve interesante.
"Atij
i pëlqente shumë shoqëria dhe pab-et ishin gjithmonë pjesë e jetës londineze,
pra kur Dikens ishte në Londër, pabet e vjetra dhe të bukura si ky këtu, duhej
të kenë tërhequr një klientelë të jashtëzakonshme",
... Dhe Dikensit i pëlqente pa masë të shëtiste nëpër
Londër.
"Kur nuk shkruante dot, kur nuk
flinte dot, ai dilte shëtitje; ai ecte për milje të tëra gjatë natës dhe kjo e
çlironte; në këtë mënyrë atij i vinin ndër mend ide të shumta, dhe pikërisht
kjo është arsyeja përse në librat e tij kudo gjen Londrën".
Në
mbarë qendrën e Londrës këtë vit gjen kujtime të Dikensit; një prej tyre edhe
varianti kinematografik i histories së tij klasike "Një këngë e gëzuar për
Krishtlindje”. Kur u dha premiera e filmit, aktorët reflektuan për aktorin dhe për
punën e tij.
"Kur mëson të lexosh, fillon me
klasikët dhe një nga autorët e parë që lexon patjetër që është Dikensi"./
"Unë
mendoj se ky është një tregim shumë i bukur, një nga më të preferuarit për
lexuesit".
"Natyrisht,
ky tregim ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë shoqërinë; atë mund ta gjesh në
AND-në tonë. Ai na frymëzon në brendësi të shpirtit, për t'u bërë njerëz më të
mire dhe për të kuptuar se dashuria të bën të pasur". Trashëgimia
e Charles Dickensit është më tepër se një shekullore, por veçanërisht këtë vit ajo
është në zemër të festimeve të Krishtlindjes në Londër. //iç//